NJOFTIM
Për të gjithë kandidatët për provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit ju bëjmë me dije si më poshtë:
1.Provimet e Shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit për sesionin e dytë të vitit 2014 do të zhvillohen pranë Agjensisë Kombëtare të Provimeve, në javën e tretë të nëntorit deri në javën e katërt të dhjetorit 2014.
2.Në DAR/ZA kryhen regjistrimet e kandidatëve pjesmarrës deri në datën 13.11.2014 të cilët:
a) kanë rezultuar jo të suksesshëm në sesionet e kaluara;
b) nuk janë paraqitur në sesionet e mëparshme;
c) janë në marrëdhënie pune dhe kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në edukim.
3. Programet orientuese të provimit të shtetit dhe fondi I pyetjeve sipas profileve përkatëse janë në dispozicion të kandidatëve në faqen zyrtare të AKP-së, në adresën www.akp.gov.al, rubrika “Provimet e shtetit”.
4.Kandidatët për provimin e shtetit paraqiten në godinën e AKP-së në datën e caktuar, 30 minutra para zhvillimit të provimit. Kandidatët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi (Kartë ID ose Pasaportë) dhe një kopje të saj, mandatin e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP, (në të gjitha bankat ose dhe në postë), si dhe faturën për këtë qëllim, e cila gjendet në faqen zyrtare të AKP, rubrika “Njoftime”. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati /ja duhet të paraqesë certifikatën përkatëse që verteton ndryshimn e mbiemrit.
Fatura e arkëtimit të tarifës për kandidatët që e japin për herë të parë provimin e shtetit
Fatura e arkëtimit të tarifës për kandidatët që e japin për herë të dytë provimin e shtetit
Fatura e arkëtimit të tarifës për kandidatët që e japin për herë të tretë provimin e shtetit
Fatura e arkëtimit të tarifës për kandidatët që e japin për herë të katërt provimin e shtetit
Fatura e arkëtimit të tarifës për kandidatët që e japin për herë të pestë provimin e shtetit