REPUBLIKA E SHQIPËRISË                                              

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE ELBASAN

SEKTORI I KURRIKULES DHE CILESISE

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

                                                                                          

Nr..........Prot.                                                                                                        Elbasan ,më 15.10.2014  

                 

LËNDA:LETËR INFORMUESE MBI VLERËSIMIN E CILËSISË SË PLANEVE KURRIKULARE, PROJEKTEVE KURRIKULARE DHE MODULEVE NË NIVEL SHKOLLE 

DREJTUAR: DREJTORIVE TË SHKOLLAVE TË MESME 

Në përputhje me udhëzimin Nr. 23, datë 08.08.2013 “Për vitin shkollor 2014-2015 në Sistemin Arsimor Parauniversitar” deri në datë 20 shtator (me tolerancë për arsye të problemeve të kuadrit dhe numrit të nxënësve ) drejtoritë e shkollave duhej të kishin dorëzuar pranë SKC-së planet kurrikulare, kërkesat për lëndët shtesë në Z.D dhe modulet e projektet kurrikulare që duhet të marrin miratimin për t’u  zhvilluar këtë vit shkollor.

Sektori i Kurrikulës dhe Cilësisë gjatë periudhës 5 shtator -15 tetor ka verifikuar planifikimin kurrikular të 26 gjimnazeve publike dhe jopublike në përputhje me bazën ligjore (DN 2013, Udhëzuesi i Kurrikulës 2010 dhe Udhëzimi nr.23, datë 08.08.2014 për vitin shkollor 2014-2015, projektet dhe modulet e hartuara nga shkollat duke evidentuar cilësinë e përmbajtjes dhe efektivitetin e pritshëm për vitin në vazhdim

Nga vlerësimet e bëra  rezulton se:

 

          I.   PLANET VJETORE KURRIKULARE

1.Në përgjithësi drejtuesit e shkollave janë treguar korrekt në afatin e dorëzimit të planeve vjetore kurrikulare si edhe në komunikimin me SKC për sqarimin paraprak të paqartësive lidhur me lëndët e përzgjedhura ose numrin e krediteve bërthamë, ZD dhe ZL që duhet të plotësojë cdo nxënës për vitin shkollor 2014-2015, por në raste të caktuara kur ka munguar ky interesim është vështirësuar puna për riplanifikimin e tyre.

2.Në rastet kur nuk kanë patur parasysh udhëzuesin kurrikular IZHA 2010 si edhe udhëzimin e fillimvitit 2014-2015 për mënyrën e sigurimit të krediteve shtesë që mund të marrë nxënësi me miratim nga DAR, i kanë planifikuar ato apriori dhe në disa raste në funksion të plotësimit të normës mësimore të mësuesit.

3. Në përgjithësi  drejtuesit i kanë qëndruar besnik udhëzuesit kurrikular IZHA 2010 për kriterin e numrit të nxënësve dhe notës për formimin e klasave  ZD dhe ZL por në disa gjimnaze të zonave rurale e kanë anashkaluar atë për raste të vecanta psh përforcimi (kur nga gjithë klasa pak nxënës bëjnë përjashtim )

4.Në 90% të rasteve drejtuesit e  shkollave  nuk cilësojnë në planin kurrikular titujt e projekteve dhe moduleve që kanë zgjedhur të aplikojnë për këtë vit shkollor.

5.Në raste sporadike drejtues shkollash kanë paqartësi në lidhje me plotësimin e nevojave të nxënësve maturantë për orë shtesë në gjuhën e huaj bërthamë duke e marrë një orë nga ZL ose ZD.

 

      II.     MODULET DHE PROJEKTET KURRIKULARE TË HARTUARA NGA SHKOLLAT 

Për këtë  vit shkollor janë marrë në shqyrtim 6 projekte kurrikulare lëndore dhe ndërlëndore nga komisionet e vlerësimit për cdo lëndë të ngritura në DAR. Sigurisht që përveç punës së studiuar të mësuesve në bashkëpunim me nxënësit për përzgjedhjen e temave, të lëndëve dhe veprimtarive të nevojshme për realizimin me sukses të projekteve shkollore, ka patur nevojë edhe për rishikim të rubrikave të caktuara. Konkretisht:

1. Në disa nga projektet e vlerësuara nuk ndiqet me përpikmëri struktura e hartimit të projektit.

2. Në cdo projekt nevojitet përshkrimi i produktit dhe pritshmëria ndaj projektit e cila nuk është pasqyruar në disa raste

3. Në disa nga projektet e vlerësuara mungon përcaktimi i saktë i grupeve të synuara që do të përfshihen në projekt, përfituesit, dhe buxheti i kërkuar nëse është menduar për të.

4. Në shkolla të vecanta ku cilësia e moduleve lëndore të hartuara nga shkolla ka qenë e ulët, ekipi kurrikular ka udhëzuar që module të tilla të zëvendësohen me module të gatshme nga IZHA në përputhje edhe me udhëzimin nr.23, dt.08.08.2014.

 

 

SEKTORI I KURRKULËS DHE CILËSISË