MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE

ELBASAN

 

 

Nr.____ Prot.                                                                                                        Elbasan me  01/ 11/2014

 

NJOFTIM  PËR VEND TË LIRË  PUNE

      Në zbatim të Ligjit Nr. 69 datë 21.06.2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqiperisë”, Udhëzimit nr.35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit publik në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,  Drejtoria e Shkolles Speciale “Zera Jete” Elbasan shpall vende të lire për pozicionin e mësuesit dhe ndihmes mesuesit të institucionit të arsimit publik si më poshtë:

 

Nr

Shkolla Speciale

Mesues/Ndihmes mesues

Njësia Arsimore vendore

Bashkia

1

“Zera Jete” Elbasan

Mesues

Elbasan

Elbasan

 2

 “Zera Jete” Elbasan

Ndihmes mesues

 Elbasan

 Elbasan

 

A.    NJOFTIM I KËRKUESVE PËR LËVIZJE PARALELE 

Kerkesat  per levizje paralele dhe dokumentacioni perkates  dorëzohet në Drejtorinë e Institucionit Publik te Arsimit Parauniversitar ,shkolla Speciale “Zera Jete” cdo ditë nga ora 11.00 -14.00 .

B. KONKURIM SIPAS UDHËZIMIT Nr. 35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e

lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit publik                  

në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,   pranë  Drejtorise

se Institucionit Publik Arsimor, shkolla Speciale “Zera Jete” Elbasan.

 

 

I. KËRKESA PËR KANDIDATËT PËR LËVIZJE PARALELE 

Kandidati për mësues i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet:

a)të ketë fituar diplomën e ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlefshme me të, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” ,të ndryshuar.

b) Te mos ketë masa disiplinore  në fuqi.

c) Te kete eksperience pune me persona me aftesi te kufizuar (AK).

II. DOKUMENTACIONI I APLIKANTIT:

¨      Kandidati për mësues  duhet të përmbush kriteret e Nenit 57 të Ligjit 69/2012 datë 21.06.2012 dhe të plotësoj kriteret e përcaktuara në Kontratën Kolektive të Punës.

 

¨      Dokumentacioni i plotësuar :

a.        Kërkesë me shkrim .

b.        CV-në dhe kopje të dëshmive të cilat vërtetojnë pohimet në CV(shtojca 1 e udhëzimit)

c.        Tabelën e plotësuar me të dhëna për aplikant. (shtojca 2 e udhëzimit).

d.        Raport mjeko-ligjor.

e.       Deshmine e masave disiplinore ne fuqi ne ngarkim te tij(nese nuk ka, e deklaron me shkrim qe nuk ka).

ë.  Dëshmi penaliteti te leshuar jo me heret se tre muaj para dates se aplikimit.

f.   Nr. telefoni , adresën elektronike si dhe adresën e plotë të vendëqëndrimit .

 

-Mosparaqitja e këtyre dokumenteve sjell skualifikimin e kandidatit.

III.Dorëzimi i dokumentacionit kryhet jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së vendit të lirë. (Afati i fundit per dorezimin e dokumentacionit  do të jetë  10. 11.2014 ) .

U shpall më  01.11.2014.

 

 

          DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE ELBASAN

 

                 JONIDA CUNGU