Zhvillimi i praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2024-2025.

Afati regjistrimit të kandidatëve që do të zhvillojnë praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit nëpërmjet platformës e-Albania

për periudhën e parë është prej datës 02.09.2024 - 06.09.2024 deri në orën 23:59.

Lutem drejtohuni në platformën e-Albania

Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues)

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx...

• Hapat e procedurës

1- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues)”;

2- Klikoni butonin “Përdor”;

3- Aplikanti plotëson të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar;

4- Klikoni butonin “Dërgo”;

5- Personi përgjegjës ne ZVAP bën shqyrtimin e aplikimit - Aplikanti njoftohet me e-mail, në kohën që shërbimi ka përfunduar.