
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT DREJTORIAE PËRGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR KORÇË
Korçë, më 31. 01. 2023
NJOFTIM
PËR REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE PËR PROVIMIN E SHTETIT NË PROFESIONIN E MËSUESIT
Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar (DRAP) Korçë, njofton të gjithë kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare në fushën e edukimit (mësuesisë) dhe plotësojnë kriteret ligjore në fuqi, kandidatë që nuk kanë rezultuar të suksesshëm në sesionet e mëparshme të provimit të shtetit si edhe të gjithë kandidatët që janë duke ndjekur praktikën profesionale gjatë tremujorit të dytë për vitin shkollor 2022-2023 të regjistrohen ose të konfirmojnë marrjen pjesë në sesionin e radhës prill 2023 të Provimit të Shtetit.
ü Kandidatët do të kryejnë regjistrimin e tyre pranë Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar përkatëse sipas vendbanimit të tyre: (Belsh, Berat, Cërrik, Devoll, Dimal, Elbasan, Gramsh, Kolonjë, Korçë-Pustec, Kuçovë, Maliq, Librazhd, Peqin, Përrenjas, Pogradec, Poliçan dhe Skrapar) duke u paraqitur personalisht me kartën e identitetit për të regjistruar emrin në listat përkatëse.
Regjistrimet për provimin e shtetit fillojnë nga data 01.02.2023 deri në datën 28.02.2023.
Në rast se nuk konfirmohet pjesëmarrja nuk do të kryhet regjistrimi i tyre për provimin e shtetit për kandidatët që janë përsëritës.
ü Kandidatët që kanë kryer ose po kryejnë aktualisht praktikën profesionale për vitin shkollor 2022-2023 do të regjistrohen mbështetur në listat dhe dokumentacionin e dorëzuar për praktikën profesionale pranë komisionit të vlerësimit në njësitë arsimore vendore përkatëse.
ü Kandidatët përsëritës do të konfirmojnë regjistrimin e tyre pranë ZVAP-së përkatëse duke paraqitur sipas rastit edhe dokumentacionin e duhur, në rast se dosja e tyre nuk ekziston.
ü Kandidatët për provimin e shtetit paraqiten në godinën e QSHA-së në datën e caktuar, 30 minuta para zhvillimit të provimit, sipas kalendarit të do të hartohet nga qendra.
ü Kandidatët duhet të kenë me vete për ditën e provimit, dokumentet e mëposhtme:
o Dokument identifikimi (Kartë ID ose Pasaportë)
o Kopje të dokumentit të identifikimit
o Mandat e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA (për të kryer pagesën, kandidatët duhet të shkarkojnë faturën për arkëtim në linkun: http://qsha.gov.al/DPSH/fatura.html, në varësi të herës së pjesëmarrjes së tyre në provimin e shtetit).
o Kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre.
