Mbështetur në shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm Nr. 347, datë 19.01.2022, për kualifikimin e mësuesve për vitin shkollor 2021-2022 procesi i organizimit të kualifikimit të mësuesve do të zhvillohet në afate te përcaktuara si mëposhtë:
1. Mësuesi plotëson kërkesën për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon atë së bashku me portofolin përkatëse pranë çdoZVAP deri në datën15.02.2022.
2. Komisioni i vlerësimit të portofolit të mësuesve që marrin pjesën në këtë vlerëson dhe plotëson të dhënat për mësuesit që do të kalojnë në fazën e provimit me shkrim deri në datën 28.02.2022.
3. ZVAP ju bën të ditur mësuesve që marrin pjesë në kualifikim, vlerësimin e portofolit profesional deri në datën 03.03.2022.
4. Mësuesit kanë të drejtë të ankimimit deri në datën 05.03.2022.
5. ZVAP dërgon në DRAP listat e mësuesve që marrin pjesë në kualifikim së bashku me të dhënat dhe vlerësimet përkatëse deri në datën 07.03.2022.
6. DRAP dërgon listën përfundimtare të mësuesve që do të marrin pjesë në provimin e kualifikimit brenda datës10.03.2022.
7. ASCAP organizon provimin e kualifikimit të mësuesve në datën 09.04.2022nga ora10-12.30nëTiranë.
Për organizimin e procesit të kualfikimit të mësuesve 2022 në ZVAP Elbasan do të procedohet si më poshtë vijon:
1. Kandidati (mësuesi) që kërkon të marrë pjesë në procesin e kualifikimit për vitin shkollor 2021-2022, duhet të plotësojë formularin e kërkesës për regjistrim sipas formatit bashkëlidhur.
2. Formulari i plotësuar duhet të konfirmohet nga juristi i ZVAPElbasan sipas kritereve përkatëse të përmbushura sipas përcaktimit të Udhëzimit nr. 4, datë 26.02.2022 “Për kriteret dhe procedurat e kualifkimit të mësuesve”.
3. Kandidati (mësuesi) i cili ka marrë konfirmimin nga ZVAP që i plotëson kushtet për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit 2022 përgatit portofolin profesional dhe atë personal sipas përcaktimeve të udhëzimit Nr.4, datë 26.02.2021 “Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të mësuesve” dhe e dorëzon atë jo më vonë se data 15.02.2022 pranë ZVAP.
4.Vlerësimi i portofoleve realizohet sipas kritereve të përmendura në Udhëzimit nr. 4,datë 26.02.2021 “Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të mësuesve”,Kreu III, neni1,2dhe3.
