NJOFTIM

Në zbatim të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të udhëzimit Nr. 13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalitt “Mësues për Shqipërinë”, Kreu 7, pika 5, ju njoftojmë se të gjithë mësuesit e interesuar për lëvizje paralele duhet të dërgojnë në ZVA Elbasan brenda datës 29 Qershor 2020, dokuementacionin si vijon:

o   Kërkesë me shkrim

o   Curriculum Vitae (CV)

o   Kopje të noterizuar të diplomës dhe listes së notave ( nëse është diplomuar në sistemin Bachelor + Master, duhet të dërgojë të dy diplomat)

o   Kopje të noterizuar të dëshmisë së kualifikimit dhe licencës (nëse është diplomuar pas vitit 2011)

o   Fotokopje të kartës së identitetit dhe librezës së punës

o   Kopje të noterizuar të dëshmisë së gjuhës/ve të huaja

o   Kopje të certifikatave të trajnimeve me kredite të lëshuara nga institucione në varësi të ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë ose nga agjensi të akredituara nga ministria përgjegjëse për arsimin.

o   Vlerësimin e përfaqësuesve të prindërve

o   Vlerësimi I psikologut sdhe I punonjësit social të institucionit arsimor

o   Vlerësimi I drejtorit të institucionit arsimor, bazuar në vlerësimin e performancës e shrehur në nivelet: “Shumë mirë”, “Mirë”, “Mjaftueshëm”, “Dobët”