Njoftojmë të gjithë mësuesit e ZVAP Elbasan pjesëmarrës në Kualifikimin 2022, se provimi me shkrim do të zhvillohet në datën 09.04.2022 në Tiranë në mjediset e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
Mësuesit duhet të paraqiten në mjediset e shkollës në orën 8.30 me kartën e identitetit ose pasaportën biometrike.
Kandidatët që nuk do të kenë mjet identifikimi nuk do të pranohen.
Provimi fillon në orën 10.00.
Mbas kësaj ore nuk hyn asnjeri në mjediset e provimit përveç personave të autorizuar nga MASR.
Mbështetur në Udhëzimin Nr. 4, datë 26.02.2021, neni 16, kandidatit nuk i lejohet:
a) të marrë ose të japë informacion ose kopje nga një kandidat tjetër;
b) të komunikojë me një kandidat tjetër;
c) të bëjë komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatë kohës së zhvillimit të
provimit;
d) të mbajë celular ose mjet tjetër të teknologjisë së komunikimit dhe informacionit;
e) të plotësojë testin me laps;
f) të shkruajë në fletën e provimit ndonjë shënim tjetër përveç atyre që kërkon testi;
f) të ketë me vete materiale të tjera si libra, fletore, fletë të bardha etj.;
g) të ndërrojë vendin e paracaktuar.
- Kandidati që ka shkelur një ose më shumë nga pikat e mësipërme a), b) , d), g), h), sipas raportimit me shkrim të administratorit përkatës, largohet nga provimi dhe nuk merr kategorinë e kualifikimit.
- Kandidati që ka shkelur secilën nga pikat c), e), dhe f), i ulen 10 pikë nga vlerësimi i përgjithshëm.
