Testi i zgjidhur i Informatikes per klasat 7-8-9 viti shkollor 2015-2016 (shkarkoje këtu)

Kliko per materialin

Me rastin e festës së 7 Marsit  Fondacioni “ LA LUCE DELL’ EST” në bashkëpunim me DAR Elbasan dhuroi një set kompjuterash për shkollën 9 vjecare Sulë Harri. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm përfaqësuesi I fondacionit z. Christof Raiwa dhe Drejtorja e DAR Elbasan znj. Jonida Cungu. Kjo dhuratë u prit me ngrohtësi nga nxënësit dhe stafi pedagogjik i kësaj shkolle. Përdorimi i teknologjisë së informacionit është tashmë një nevojë e domosdoshme në formimin cilësor të nxënësve. Në këtë shkollë zhvillohet edhe mësimi në gjuhën gjermane.

Shpresojmë që ky bashkëpunim të jetë i sukseshëm edhe në të ardhmen.

 

Kliko këtu per fotot

Konkursi - Aktivitete Dita eTwinning

Festoni përvjetorin e 10-të të eTwinning duke u bashkuar me ne për të parin celebrim të ditës së eTwinning!

 

Do të ketë një logo njerëzore, lëshim tullumbacesh dhe shumë të tjera... çfarë do të realizojë shkolla jote?  Na tregoni!

Shënojeni datën: 7 Maji do të jetë dita e eTwinning në të gjitha shtetet!

Ne ftojmë shkollën tuaj të marrë pjesë në një seri aktivitetesh për celebrimin e përvjetorit të 10-të. Ju mund të realizoni aktivitetin si më poshtë, por jeni të lirë të realizoni aktivitete të tjera të ideuara nga ju.

• Krijoni një logo njerëzore: Bashkëpunimi dhe imagjinata janë në zemër të eTwinning. Lëreni imagjinatën e nxënësve tuaj të shkëlqejë dhe kërkojini atyre të formojnë formën e logos së eTwinning në oborrin e shkollës, palestër apo në klasë.

Vendimi për tipin e aktivitetit festiv është në dorën tuaj, dhe konkursi është i hapur për të gjithë mësuesit e regjistruar në eTwinning.


Mësuesit fitues do të përzgjidhen për të marrë pjesë në seminaret eTwinning ndërkombëtare.

Për më tepër Aplikoni në linkun përkatës :

 

https://docs.google.com/forms/d/1YGXaLvRuxUp0rdAcknB5Z9jClayTE7TykpIGl9aPXQM/viewform

 

 

Njësia Mbështetëse e-Twinning Albania

Drejtoria TIK në MAS

 

Punimi më i mirë

Sipas planifikimit të bërë në bashkëpunim me ZA Gramsh dhe Peqin, me 19.2.2015 ne ambientet e shkollës LIRIA në Elbasan u zhvillua prezantimi i punimeve më të përzgjedhura të mësuesve në shkallë qarku. Në këtë takim u paraqiten projekte, module dhe ore ditari të profileve të ndryshme. Përmbajtja shkencore e materialeve tregoi seriozitetin dhe përkushtimin e mësuesve për te sjellur ide te reja ne trajtimin e çështjeve arsimore, kulturore dhe sociale. Power Point ishte programi qe mbizotëronte pothuajse ne te gjitha punimet e mësuesve. Animacioni, sfondi muzikor, slidet e larmishme janë elemente qe u pasqyruan ne prezantim dhe ndikojnë pozitivisht ne mësimdhënie dhe mesimxenie. Ra në sy mungesa e përdorimit të programit aplikativ LCDS, program qe i lejon mësuesit të ndërtoje dhe të zbatoje teknikisht metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Veçojmë inovacionin e mësuesit Altin Llalla i cili me një punë voluminoze dhe përkushtim ka ndërtuar një database për menaxhimin e shkollës, te nxënësve dhe prindërve. Ky punim do te marre pjese edhe ne takimin kombëtar te Mësuesit Inovator në Tiranë.

Në fund të prezantimeve Juria shpalli edhe fituesit si më poshtë:

 

Çmimet

DAR/ZA

Shkolla

Projekti/Moduli

Mësuesi

Çmimi i parë

Elbasan

LIRIA

Fizike

Danjel Çela

Çmimi i dytë

Gramsh

Kodovjat

matematike

Fatmir Çela

Çmimi i tretë

Peqin

M.Ataturk

Ndërtimi Website

Enkelejda Gripshi

Çmimi i tretë

Elbasan

Qamil Guranjaku

Vendlindja

Mirela Delimeta

 

Klikoni këtu për të parë fotot e aktivitetit.