Ditën e hënë më 22 dhjetor 2014 ,ZA Peqin organizoi në sallën e mbledhjeve”Dëgjesën publike”(analizën vjetore 2014),ku morën pjesë,mësues,drejtues të shkollave,kryetarë të bordeve të shkollave si dhe nënprefekti z.Edmond Xhani,të cilët u informuan mbi punën vjetore të ZA Peqin.
Në takim drejtorja e ZA Peqin përmendi arritjet më të rëndësishme të vitit kalendarik si :
· Masat e marra nga ZA për fillimin e vitit të ri shkollor;
· Arritjet e Maturës Shtetërore 2014;
· Problematikat nga studimi për gjendjen e burimeve njerëzore në nivel ZA-je sipas udhëzimeve të MAS;
· Emërimet e drejtorave të shkollave;
· Menaxhimi I burimeve njerëzore sipas udhëzimit nr.44,datë 16.10.2014;
· Promovimi I kartës së performancës së shkollës;
· Promovimi I shkollës si qendër komunitare;
· Rekrutimi I punonjësve arsimorë përmes konkurseve etj.




