Më 11 Nëntor 2014 , shkolla “Shefit Hekali” organizoi një ditë përkujtimore kushtuar 70 Vjetorit të rënies së dëshmorit Shefit Hekali. Morën pjesë familjarë të dëshmorit(nipërit),përfaqësues të pushtetit vendor,nënprefekti  I rrethit z.Edmond Xhani,drejtore e ZA Peqin znj.Flutura Nuka, veteranë të zonës dhe të rrethit Mallakastër,mësues,prindër dhe nxënës.Në orën 10.00, në lapidarin e  deshmorëve të zonës u kryen homazhe dhe u vendosën kurora me lule Më pas në fasadën e shkollës u përurua  pllakati me logon e shkollës në nder të dëshmorit Shefit Hekali.Në vazhdim  u kënduan këngë dhe u recituan poezi kushtuar luftës dhe heronjve të saj nga nxënësit e shkollës që mban emrin e dëshmorit Shefit Hekali.Fjalën e rastit e mbajti veterani Emin Kasa icili  evokoi fragmente nga betejat e zhvilluara në zonën e Peqinit.Me fjalën e tij të pranishmit I falenderoi nipi I dëshmorit Ylli Goxhaj,  për nderin dhe respektin që ju bë dëshmorit me anë të kësaj dite përkujtimore  .Në ceremoni përshëndeti edhe drejtorja e ZA Peqin e cila në fjalën e saj vlerësoi lart luftën Nacionalçlirimtare ,si dhe përcolli mesazhin, nder dhe repekt ndaj luftëtarëve të lirisë,duke I ftuar nxënësit që me përpjekjet e tyre për dije të ngrejnë lart emrin e shkollës që mban emrin e dëshmorit.

Për të parë fotot kliko këtu...