Punimi më i mirë
Sipas planifikimit të bërë në bashkëpunim me ZA Gramsh dhe Peqin, me 19.2.2015 ne ambientet e shkollës LIRIA në Elbasan u zhvillua prezantimi i punimeve më të përzgjedhura të mësuesve në shkallë qarku. Në këtë takim u paraqiten projekte, module dhe ore ditari të profileve të ndryshme. Përmbajtja shkencore e materialeve tregoi seriozitetin dhe përkushtimin e mësuesve për te sjellur ide te reja ne trajtimin e çështjeve arsimore, kulturore dhe sociale. Power Point ishte programi qe mbizotëronte pothuajse ne te gjitha punimet e mësuesve. Animacioni, sfondi muzikor, slidet e larmishme janë elemente qe u pasqyruan ne prezantim dhe ndikojnë pozitivisht ne mësimdhënie dhe mesimxenie. Ra në sy mungesa e përdorimit të programit aplikativ LCDS, program qe i lejon mësuesit të ndërtoje dhe të zbatoje teknikisht metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Veçojmë inovacionin e mësuesit Altin Llalla i cili me një punë voluminoze dhe përkushtim ka ndërtuar një database për menaxhimin e shkollës, te nxënësve dhe prindërve. Ky punim do te marre pjese edhe ne takimin kombëtar te Mësuesit Inovator në Tiranë.
Në fund të prezantimeve Juria shpalli edhe fituesit si më poshtë:
Çmimet |
DAR/ZA |
Shkolla |
Projekti/Moduli |
Mësuesi |
Çmimi i parë |
Elbasan |
LIRIA |
Fizike |
Danjel Çela |
Çmimi i dytë |
Gramsh |
Kodovjat |
matematike |
Fatmir Çela |
Çmimi i tretë |
Peqin |
M.Ataturk |
Ndërtimi Website |
Enkelejda Gripshi |
Çmimi i tretë |
Elbasan |
Qamil Guranjaku |
Vendlindja |
Mirela Delimeta |