Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla mori pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të projekteve më të mira në Konkursin e pestë kombëtar të “Mësuesit novator”, organizuar nga Programi Akademik i Microsoft në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Në këtë aktivitet u shpallën tre projekte fituese, të cilat do të konkurojnë edhe në nivel ndërkombëtar.