Në zbatim të Udhëzimit Nr.40, datë 09.10.2015 "Për organizimin e testimit të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit në arsimin parauniversitar" dhe të Udhëzimit Nr.38, datë 06.10.2015 "Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar" të Ministrit të Arsimit dhe Sportit,

Ju informojmë se:

1.    Kandidatët për ushtrimin e profesionit të mësuesit të plotësojnë formularin e pjesëmarrjes në testim,  përmes aplikimit online në portalin "Mësues për Shqipërinë 2017-2018", ëebsite: https://mesuespershqiperine.al/ nga data 16.01.2018 deri 31.01.2018.

 

2.      Aplikimi online do të kryhet nga të gjithë kandidatët të cilët kanë dorëzuar dosjet në DAR Elbasan dhe kanë terhequr “Formularin e Kualifikimit”.