NJOFTIM: PËR REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE PËR PROVIMIN E SHTETIT NË PROFESIONIN E RREGULLUAR TË MËSUESIT
ZVAP Elbasan njofton të gjithë kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare në fushën e edukimit (mësuesisë) dhe plotësojnë kriteret ligjore në fuqi, kandidatë që nuk kanë rezultuar të suksesshëm në sesionet e mëparshme të provimit të shtetit si edhe të gjithë kandidatët që janë duke ndjekur praktikën profesionale gjatë tremujorit të dytë për vitin shkollor 2025-2026 të regjistrohen ose të konfirmojnë marrjen pjesë në sesionin e radhës maj 2026 të Provimit të Shtetit.
Kandidati që dëshiron të regjistrohet për pjesëmarrje në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, aplikon online duke përdorur shërbimin e ofruar në Portalin Qeveritar e-Albania “Aplikimi për provim shteti”.
Kandidati kualifikohet për pjesëmarrje në provimin e shtetit kur:
o Ka kryer me sukses praktikën profesionale;
o Ka rezultuar jo i suksesshëm në sesionet e kaluara;
o Nuk është paraqitur në sesionet e mëparshme;
o Është në marrëdhënie pune dhe ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në fushën e mësuesisë.
Kandidati gjatë aplikimit online ngarkon në sistem dokumentacionin e mëposhtëm:
Diplomën e ciklit të parë të studimit;
Diplomën e ciklit të dytë të studimit;
Certifikatën e pjesëmarrjes dhe përfundimit me sukses të praktikës profesionale;
Vetëm pas pranimin nga DRAP Korçë, ngarkon faturën e pagesës së kryer për llogari të QSHA, e cila duhet të kryhet brenda 72 orëve dhe të ngarkohet në sistem.
Kandidatët që kanë përfunduar studimet jashtë shtetit ose në institucione të arsimit të lartë të mbyllura, duhet të ngarkojnë:
Vërtetimin për njohjen dhe njehsimin e diplomës në rast se studimet janë përfunduar jashtë shtetit;
Dokumentacionin e lëshuar nga institucioni përgjegjës për arkivat që provon lëshimin e diplomës/diplomave, të fituara nga institucioni i arsimit të lartë të mbyllur dhe vërteton vlefshmërinë e tyre.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të suksesshëm në provimin e shtetit, menjëherë pas përfundimit të provimit, kanë të drejtë t’i nënshtrohen direkt testimit të informatizuar të mësuesit, për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar.
Programet orientuese të provimit të shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit dhe fondet e pyetjeve sipas profileve, gjenden të publikuara në faqen zyrtare të QSHA-së www.qsha.gov.al
Programet orientuese të testimit të informatizuar të mësuesit, për kandidatët të cilët duan të punësohen në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar, gjenden të publikuara në faqen zyrtare të Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit parauniversitar www.ascap.edu.al
Regjistrimet për provimin e shtetit fillojnë nga data 07.04.2026 deri në datën 14.04.2026.
Faleminderit.