Letër informuese

Në funksion të synimeve të sistemit tonë arsimor për realizimin e potencialit të individit dhe mbarëvajtjen e ekonomisë së tregut të lirë nëpërmjet aftësimit të forcave të punës, sipas udhëzuesit kurrikular është realizuar  transformimi i përmbajtjes së kurrikulës së gjimnazit  që mundëson përzgjedhjen e itenerarit të vet lëndor përmes lëndëve me zgjedhje të detyruar e të lire. Modulet lëndore e profesionale  për paisjen e secilit nxënës me njohuri, qëndrime  dhe  mendësi sipërmarrëse  bëjnë të mundur  realizimin e rolit të arsimit  nëpërmjet aftësimit të të rinjve për përfshirje aktive në ushtrimin dhe zhvillimin e demokracisë me ritme të larta të ekonomisë së tregut në bankat e shkollës. Ky  është parakushti  i suksesit të arsimit si përgjegjësi e së sotmes ndaj të ardhmes së një kombi.

Dhe konkretisht  organizata jofitimprurëse “Junior Achivment ” e krijuar në vitin 1919e cila edukon dhe frymëzon të rinjtë në të gjithë botën për të vlerësuar  rëndësinë e sipërmarrjes së lirë të biznesit dhe ekonomisë e  mbështetur nga Albanian-American Development Fondation, USAID dhe  MAS, që nga viti shkollor  2012-13e në vazhdim ka mundësuar zbatimin  e  projektit  pilot “Junior Achivment” me disa shkolla të vendit duke u prezantuar nxënësve karakteristikat kryesore të sistemit ekonomik dhe botën e “vërtetë. Përmes zhvillimit me nxënësit të moduleve:  Njohuri për biznesin 1 me “Etika e biznesit” dhe “ Aftësi për sukses” me nxënësit e klasës së 11-të dhe Njohuri për biznesin 2 me “Drejtues për një ditë|” dhe “Shoqërite e nxënësve” me nxënësit e  klasës së 12-të, ky program është në vetvete një mënyrë që  ndihmon shpalosjen e potencialeve të tyre, shpirtin e  inisiativës dhe etikës në biznes.

Në rrethin e Elbasanit ky program i cili vlerëson dhe çmon potencialin, energjinë krijuese dhe shpirtin  nismëtar të të rinjve si një kapital madhor dhe asset zhvillimi për vendin, deri tani është shtrirë në 6 shkolla të mesme , katër gjimnaze (DH.Todri, V.kamami, “K.Kristoforidhi”,”M.Domi”, “L.Gurakuqi”,”K.Shpataraku”) dhe dy shkolla profesionale(A.Myftiu, S.Ceka) duke bërë që  numri i nxënësve në zgjedhjen e kësaj lënde të vijë duke u rritur.

              Rezultatet e këtij bashkëpunimi të shkollës me biznesin janë ndjekur me interes jo vetëm nga institucionet shkollore ku ky program zhvillohet por edhe nga DAR, MAS, përfaqësues të industrisë së biznesit, të dhomës së tregtisë dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Rezultat i këtij kooperimi është pikërisht edhe organizimi  i Konferencës së  I-rë Kombëtare“Edukimi për sipërmarrjen në shkollat e mesme”, mbajtur në datë 13.12.2013, pranë AGNA GROUP, Tiranë  me fokus :

1.Kuadrin  ligjor dhe politikat arsimore për edukimin për sipërmarrjen;

2.Rolin e mësuesit  si “facilitator” në procesin e edukimit të të rinjve;

3.Zhvillimin e kapaciteteve për mësimdhënien cilësore të njohurive sipërmarrëse.

Në përmbyllje të kësaj konference, pas rekomandimeve për përmbushjen e nevojave të zhvillimit të mësuesve “sipërmarrës” u ndanë çmime për mësuesit e shkëlqyer të Junjor Achivment ku me çertifikatë exelence u nderua edhe mësuesja  e shkollës “Kostandin Kristoforidhi” mësuese Shkëndi Xhyra me motivacionin “Për kontributin dhe angazhimin e shkëlqyer në edukimin e të rinjve për sipërmarrjen sipas programit “Junior Achievement””.

Gjithashtu  në vazhdën e sukseseve të këtij projekti në shkollat tona vlen për t’u përmendur se vitin e kaluar kompania e nxënësve të kësaj shkolle Teensport fitoi çmimin kombëtar “Kompania me përgjegjësinë sociale më të mirë të vitit 2013” në konkursin e panairit që zhvilloi Junior Achivment në Tiranë. Ndërsa në  10 tetor u zhvillua në Tiranë konkursi “Kampi i novacionit” me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të përfshira në program dhe skuadra e shkollës “Dhaskal Todri” u nderua me çmimin e tretë duke dhënë ide interesante lidhur me zbatimin me sukses të teknologjisë kompjuterike në shërbim të personave me aftësi të kufizuara.

 

Në këtë rrugëtim të sukseshëm shpresojmë të navigojmë edhe gjatë këtij viti shkollor.