NJOFTIM

PËR REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE PËR PROVIMIN E SHTETIT NË PROFESIONIN E MËSUESIT

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar (ZVAP) Elbasan, njofton të gjithë kandidatët që kanë

përfunduar studimet universitare në fushën e edukimit (mësuesisë) dhe plotësojnë kriteret ligjore

në fuqi, kandidatë që nuk kanë rezultuar të suksesshëm në sesionet e mëparshme të provimit të

shtetit si edhe të gjithë kandidatët që janë duke ndjekur praktikën profesionale gjatë tremujorit të

dytë për vitin shkollor 2023-2024 të regjistrohen ose të konfirmojnë marrjen pjesë në sesionin e

radhës maj 2024 të Provimit të Shtetit.

 Kandidati që dëshiron të regjistrohet për pjesëmarrje në provimin e shtetit për profesionin

e rregulluar të mësuesit, aplikon online duke përdorur shërbimin e ofruar në Portalin

Qeveritar e-Albania “Aplikimi për provim shteti”.

 Kandidati kualifikohet për pjesëmarrje në provimin e shtetit kur:

o Ka kryer me sukses praktikën profesionale;

o Ka rezultuar jo i suksesshëm në sesionet e kaluara;

o Nuk është paraqitur në sesionet e mëparshme;

o Është në marrëdhënie pune dhe ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit

të lartë, në fushën e mësuesisë.

 Kandidati gjatë aplikimit online ngarkon në sistem dokumentacionin e mëposhtëm:

 Diplomën e ciklit të parë të studimit;

 Diplomën e ciklit të dytë të studimit;

 Certifikatën e pjesëmarrjes dhe përfundimit me sukses të praktikës

profesionale;

 Vetëm pas pranimin nga DRAP Korçë, ngarkon faturën e pagesës së kryer për

llogari të QSHA, e cila duhet të kryhet brenda 72 orëve dhe të ngarkohet në

sistem.

 Kandidatët që kanë përfunduar studimet jashtë shtetit ose në institucione të arsimit të lartë

të mbyllura, duhet të ngarkojnë:

 Vërtetimin për njohjen dhe njehsimin e diplomës në rast se studimet janë

përfunduar jashtë shtetit;

 Dokumentacionin e lëshuar nga institucioni përgjegjës për arkivat që provon

lëshimin e diplomës/diplomave, të fituara nga institucioni i arsimit të lartë të

mbyllur dhe vërteton vlefshmërinë e tyre.

 Kandidatët, të cilët rezultojnë të suksesshëm në provimin e shtetit, menjëherë pas

përfundimit të provimit, kanë të drejtë t’i nënshtrohen direkt testimit të informatizuar të

mësuesit, për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar.

Regjistrimet për provimin e shtetit fillojnë nga data

01.04.2024 deri në datën 07.04.2024.