
MINISTRIA E ARSIMIT
DHE SPORTIT
AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë maturantët e viteve të kaluara, që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin Matura Shtetërore 2017, se Portali i Maturës Shtetërore online do të hapet në periudhën 1 – 2 Qershor 2017, nga ora 08.00 deri në orën 16.00. Për kandidatët që kanë detyrimin për të dhënë provime të Maturës Shtetërore, ky është afati i fundit që u vihet në dispozicion.
Plotësimi online i Formularit A1Z, për kandidatët e sipërpërmendur, bëhet në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.
Procesi i plotësimit të FormularitA1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Përfaqësuesit e shkollës marrin kontaktet e kandidatit për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për futjen e të dhënave shkollore të tre viteve të arsimit të mesëm.
