Konkursi - Aktivitete Dita eTwinning

Festoni përvjetorin e 10-të të eTwinning duke u bashkuar me ne për të parin celebrim të ditës së eTwinning!

 

Do të ketë një logo njerëzore, lëshim tullumbacesh dhe shumë të tjera... çfarë do të realizojë shkolla jote?  Na tregoni!

Shënojeni datën: 7 Maji do të jetë dita e eTwinning në të gjitha shtetet!

Ne ftojmë shkollën tuaj të marrë pjesë në një seri aktivitetesh për celebrimin e përvjetorit të 10-të. Ju mund të realizoni aktivitetin si më poshtë, por jeni të lirë të realizoni aktivitete të tjera të ideuara nga ju.

• Krijoni një logo njerëzore: Bashkëpunimi dhe imagjinata janë në zemër të eTwinning. Lëreni imagjinatën e nxënësve tuaj të shkëlqejë dhe kërkojini atyre të formojnë formën e logos së eTwinning në oborrin e shkollës, palestër apo në klasë.

Vendimi për tipin e aktivitetit festiv është në dorën tuaj, dhe konkursi është i hapur për të gjithë mësuesit e regjistruar në eTwinning.


Mësuesit fitues do të përzgjidhen për të marrë pjesë në seminaret eTwinning ndërkombëtare.

Për më tepër Aplikoni në linkun përkatës :

 

https://docs.google.com/forms/d/1YGXaLvRuxUp0rdAcknB5Z9jClayTE7TykpIGl9aPXQM/viewform

 

 

Njësia Mbështetëse e-Twinning Albania

Drejtoria TIK në MAS