Punimi më i mirë

Sipas planifikimit të bërë në bashkëpunim me ZA Gramsh dhe Peqin, me 19.2.2015 ne ambientet e shkollës LIRIA në Elbasan u zhvillua prezantimi i punimeve më të përzgjedhura të mësuesve në shkallë qarku. Në këtë takim u paraqiten projekte, module dhe ore ditari të profileve të ndryshme. Përmbajtja shkencore e materialeve tregoi seriozitetin dhe përkushtimin e mësuesve për te sjellur ide te reja ne trajtimin e çështjeve arsimore, kulturore dhe sociale. Power Point ishte programi qe mbizotëronte pothuajse ne te gjitha punimet e mësuesve. Animacioni, sfondi muzikor, slidet e larmishme janë elemente qe u pasqyruan ne prezantim dhe ndikojnë pozitivisht ne mësimdhënie dhe mesimxenie. Ra në sy mungesa e përdorimit të programit aplikativ LCDS, program qe i lejon mësuesit të ndërtoje dhe të zbatoje teknikisht metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Veçojmë inovacionin e mësuesit Altin Llalla i cili me një punë voluminoze dhe përkushtim ka ndërtuar një database për menaxhimin e shkollës, te nxënësve dhe prindërve. Ky punim do te marre pjese edhe ne takimin kombëtar te Mësuesit Inovator në Tiranë.

Në fund të prezantimeve Juria shpalli edhe fituesit si më poshtë:

 

Çmimet

DAR/ZA

Shkolla

Projekti/Moduli

Mësuesi

Çmimi i parë

Elbasan

LIRIA

Fizike

Danjel Çela

Çmimi i dytë

Gramsh

Kodovjat

matematike

Fatmir Çela

Çmimi i tretë

Peqin

M.Ataturk

Ndërtimi Website

Enkelejda Gripshi

Çmimi i tretë

Elbasan

Qamil Guranjaku

Vendlindja

Mirela Delimeta

 

Klikoni këtu për të parë fotot e aktivitetit.