REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR KORÇË

ZYRA VENDORE ARSIMORE ELBASAN

Nr._____ Prot                                                                                                      Elbasan, më 31.10.2022

LËNDA:NJOFTIM PËR PUNËSIM PER POZICIONIN MESUES NË PROFILIN GJUHË ANGLEZE DHE VIOLINÇEL.

Në mbështetje të Ligjit 69/2012 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit Nr.7961 dt.12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, Urdhrit te Ministrit te Arsimit Sportit dhe Rinisë  me Nr 31 datë 28.01.2020 Për Miratimin e Rregullores për Funksionimin e Institucioneve Arsimore “Për miratimin e Dispozitave Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar”, Udhëzimit Nr.12 dt 10.06.2021 të MASR “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”, i ndryshuar,  Udhëzimit Nr 30 datë 12.09.2018 “Për numrin e nxënësve në klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar” i ndryshuar, në kushtet e mungesës së kandidatëve nga portali “Mësues për Shqipërinë”

ZVAP ELBASAN NJOFTON

Për kërkesat për personel nga shkollat, si më poshtë:

 

PROFILI KERKUAR

SHKOLLA

AFATI

GJUHE ANGLEZE

KODHEL DEDJA

15.06.2023

GJUHE ANGLEZE

KODHEL DEDJA + NEZHAN

15.06.2023

GJUHE ANGLEZE

NAIM FRASHERI

20.11.2022

VIOLINÇEL

ONUFRI

15.06.2023

 

 

Komisioni i Vlerësimit në ZVAP Elbasan pranon dosje të kandidatëve të interesuar për këtë vend pune, me afat deri në datën 01.11.2022, ora 16:00.

Vlerësimi i dosjeve do të kryhet sipas  Udhëzimit Nr.12 dt 10.06.2021 të MASR “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”i ndryshuar.

Kandidatët e interesuar të dorëzojnë dosjet pranë zyrës së juristit të ZVAP Elbasan.