Në mbështetje të Ligjit 69/2012 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit Nr.7961 dt.12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, Urdhrit te Ministrit te Arsimit Sportit dhe Rinisë me Nr 31 datë 28.01.2020 “Për Miratimin e Rregullores për Funksionimin e Institucioneve Arsimore” “Për miratimin e Dispozitave Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar”, Udhëzimit Nr.13 dt 22.05.2019 të MASR “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”, i ndryshuar, Udhëzimit Nr 30 datë 12.09.2018 “Për numrin e nxënësve në klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar”, në kushtet e mungesës së kandidatëve nga portali “Mësues për Shqipërinë” 

ZVAP ELBASAN NJOFTON

Për kërkesat për personel nga shkollat e mëposhtme për pozicionet mësues të profileve të përcaktuara në tabelë si pasojë e kijimit të vendeve të krijuara në afatet që vijon:

Nr. PROFILI INSTITUCIONI ARSIMOR VAKANT/ I PERKOHSHEM PERIUDHA

1 GJUHE ANGLEZE SHMIL, VARTESE E LUGAXHI I PERKOHSHEM DERI 15 QERSHOR 2021

2 GJUHE ANGLEZE SELTE, VARTESE E ZAVALINE I PERKOHSHEM DERI 15 QERSHOR 2021

3 MATEMATIKE LUIGJ GURAKUQI I PERKOHSHEM DERI NE 07.03.2021

Komisioni i Vlerësimit në ZVAP Elbasan pranon dosje të kandidatëve të interesuar për këto vende punë, me afat deri në datën 16.10.2020, ora 12:00.

Vlerësimi i dosjeve do të kryhet sipas Udhëzimit Nr.13 dt 22.05.2019 të MASR “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”i ndryshuar.

Kandidatët e interesuar të dorëzojnë dosjet pranë zyrës së juristit të ZVAP Elbasan.

DREJTORE

ANILA ÇOTA