Thirrje për propozim projektesh

GJUHËT NË ZEMËR TË TË NXËNIT

QENDRA EUROPIANE PËR  GJUHËT MODERNE

Promovimi i ekselencës në edukimin gjuhësor

Qendra Europiane për Gjuhët Moderne (QEGJM) për 20 vite i shërben komunitetit të 30  vendeve anëtare  të saj.

Misioni i QEGJM është të inkurajojë ekselencën dhe inovacionin në mësimdhënien e gjuhëve  dhe të mbështesë vendet anëtare në zbatimin e politikave gjuhësore efektive.

Fokusi i saj është të vendosë ura lidhjeje ndërmjet politikave gjuhësore dhe  praktikave edukative në kontekste zyrtare, si dhe ato jo zyrtare të mësimit të gjuhëve.

Prioritetet aktuale të shteteve anëtare të  QEGJM

Programet e ECML vendosen nga vendet anëtare.  Në bazë të konsultimeve të bëra  në vendet anëtare prioritet janë:

  1. Zhvillimi profesional i  mësuesit
  2. Mësim efektiv dhe atraktiv i gjuhëve
  3. Të  nxënit digjital
  4. Komunitetet praktike profesionale
  5. Kompetencat gjuhësore të mësuesit dhe Kuadri i Përbashkët Europian i Referencave
  6. Mësimi gjuhëve në moshë te vogël
  7. Të nxënit dhe vlerësimi
  8. Qasjet shumëgjuhësore, ndërkulturore dhe gjithëpërfshirëse

Thirrja për projekte për programin afatmesëm të QEGJM 2016-2019

Kjo thirrje mban parasysh se edukimi cilësor gjuhësor është një parakusht për cilësinë ë arsimit në përgjithësi.

Gjuha është në themel të të nxënit për të gjithë: mësuesit, pavarësisht fushës dhe lëndës, luan një rol në zhvillimin e repertorit gjuhësor dhe ndërkulturor të nxësve. Kjo reflektohet në titull:

GJUHËT NË ZEMËR TË TË NXËNIT

http://call.ecml.at

Temat për propozim projektesh

  1. Edukimi gjithëpërfshirës, shumëgjuhësor dhe ndërkulturor në praktikë;
  2. Zhvillimi profesional i mësuesve për kompetencat digjitale;
  3. Zhvillimi profesional i mësuesve për të nxënit e gjuhëve në moshë të vogël;
  4. Mjediset e të nxënit me larmi gjuhësore;
  5. Rrugë të rreja të të nxënit;
  6. Komunitetet profesionale të të nxënit;
  7. Bashkëpunimi i të gjithë mësuesve në shkollë- gjuha/ët e shkollimit;
  8. Drejt një kuadri Kornize të Përbashkët Referencash për Mësuesit e Gjuhëve;

Kush duhet të aplikojë?

QEGJM pret aplikime nga të gjithë profesionistët aktivë në fushën e gjuhëve, me një interes të fortë për bashkëpunim europian, siç mund të jenë kërkues, mësues, trajnerë të mësuesve, inspektorë, ofrues trajnimesh.

Ja disa mundësi për të aplikuar:

  • Zhvilloni ekspertizë me përfaqësuesit e 30 vendeve të QEGJM;
  • Krijoni mjete praktike për te zhvilluar cilësinë në mësimin e gjuhëve në Europë;
  • Përfitoni nga përvojat, mbështetja dhe fondet e institucioneve evropian;
  • Përdorni platformën e QEGJM për të negociuar, komunikuar dhe botuar idetë e reja.

Alikantët  duhet te jenë anëtarë të QEGJM

Afati i fundit për aplikim është 1 maj 2015.