MINISTRIA E ARSIMIT

DHE SPORTIT

DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE

ELBASAN

Lagja Partizani, Rruga Janaq Kilica 3001 Elbasan                                                                                Tel+355 54252680

 

Nr.______Prot.                                                                                  Elbasan, më 9.9.2015

 

NJOFTIM  PËR VEND TË LIRË  PUNE

     

Në zbatim të Ligjit Nr. 69 datë 21.06.2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqiperisë”, Udhëzimit nr.35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit publik në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,  Drejtoria e Shkolles  “Fadil Gurmani” Elbasan shpall vend të lirë për pozicionin e mësuesit të institucionit të arsimit publik si më poshtë:

 

Nr

Shkolla

   Mesues

Njësia Arsimore vendore

Bashkia

1

Fadil Gurmani

CU

Elbasan

Elbasan

 

A.    NJOFTIM I KËRKUESVE PËR LËVIZJE PARALELE 

Kerkesat  per levizje paralele dhe dokumentacioni perkates  dorëzohet në Drejtorinë e Institucionit Publik te Arsimit Parauniversitar  “Fadil Gurmani”cdo ditë nga ora 11.00 -13.00 .

B. KONKURIM SIPAS UDHËZIMIT Nr. 35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e

lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit publik në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,   pranë  Drejtorisese Institucionit Publik Arsimor “Fadil Gurmani”:

 

I. KËRKESA PËR KANDIDATËT PËR LËVIZJE PARALELE 

Kandidati për mësues i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet:

a) të ketë fituar diplomën e ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlefshme me të, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” ,të ndryshuar.

b) Te mos ketë masa disiplinore  në fuqi.

 

II. DOKUMENTACIONI I APLIKANTIT:

Kandidati për mësues  duhet të përmbush kriteret e Nenit 57 të Ligjit 69/2012 datë 21.06.2012 dhe të plotësoj kriteret e përcaktuara në Kontratën Kolektive të Punës.

     Dokumentacioni i plotësuar :

 

a. Kërkesë me shkrim .

b. CV-në dhe kopje të dëshmive të cilat vërtetojnë pohimet në CV(shtojca 1 e udhëzimit)

c. Tabelën e plotësuar me të dhëna për aplikant. (shtojca 2 e udhëzimit).

d. Raport mjeko-ligjor.

e. Deshmine e masave disiplinore ne fuqi ne ngarkim te tij(nese nuk ka, e deklaron me shkrim qe nuk ka).

ë. Dëshmi penaliteti te leshuar jo me heret se tre muaj para dates se aplikimit.

f. Nr. telefoni , adresën elektronike si dhe adresën e plotë të vendëqëndrimit .

 

-                      Mosparaqitja e këtyre dokumenteve sjell skualifikimin e kandidatit.

III. Dokumentacioni i aplikimit dorezohet ne Drejtorine e Institucionit Arsimor 

Fadil Gurmanime procesverbal dorezimi.

IV.Dorëzimi i dokumentacionit kryhet jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së vendit të lirë. (Afati i fundit per dorezimin e dokumentacionit  do të jetë 18.9.2015 ) .

U shpall më  9.9.2015.

 

          DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE ELBASAN

 

 

JONIDA CUNGU