MINISTRIA E ARSIMIT

DHE SPORTIT

DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE

ELBASAN

Lagja Partizani, Rruga Janaq Kilica, 3001 Elbasan                            Tel:+35554258466

                                                                                    Elbasan më 05.01.2015

 

NJOFTIM PËR VËNDE TË LIRA PUNE

 

Në zbatim të Ligjit Nr. 69 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, Udhëzimit nr. 57 datë 12.11.2013 “Për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit institucionit  publik të arsimit parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Drejtoria Arsimore Rajonale Elbasan, shpall vende të lira për pozicionin e Drejtuesit të Institucionit arsimor publik në këto shkolla:

 

Shkolla e Mesme e bashkuar :

Nr

Shkolla

Qytet/fshat

Bashki/komunë

1

11 Dëshmorët

Elbasan

Labinot Katund

 

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

Kandidati për drejtor i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet:

a) të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9741, date 21. 5. 2007 "Per arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar;

b) të ketë të paktën kategorinë "Mësues i kualifikuar";

c) të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij.

 

 

DOKUMENTACIONI I APLIKIMIT

 

a)      Kërkesë me shkrim në lidhje me institucionin publik arsimor në të cilin, kandidati kërkon të aplikojë.

b)      CV-në dhe kopjet që dëshmojnë pohimet në CV (Sipas modelit të përcaktuar në shtojcën  

nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi).

c) Tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant (Sipas modelit të përcaktuar në

     shtojcën Nr.2, bashkëlidhur këtij udhëzimi).

ç) Dëshminë e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit;

d) Dy rekomandime nga mësues, drejtorë të institucioneve arsimore, ose titullarë të  njësive   

     arsimore vendore që kanë punuar me aplikantin gjatë viteve të fundit.

    (Sipas modelit të shtojcës nr. 3, bashkëlidhur këtij udhëzimi).

 

 

Dorëzimi i dokumentacionit të aplikimit do të bëhet pranë Sekretarisë së Drejtorisë Arsimore Rajonale Elbasan cdo ditë nga hëna në të premte, nga ora 13:00 – 15:00.

 

Afati i fundit për dorëzimin e  dokumentacionit të aplikimit do të jetë data 14 Janar 2015.

 

Drejtori aktual i institucionit arsimor publik përkatës, do të vërë në dispozicion të secilit aplikant një kopje të dokumenteve të mëposhtme, të nevojshme për zhvillimin e konkurimit, i cili do të tërhiqet para datës së konkurimit:

 

a) Plani afatmesëm i shkollës.

b) Plani vjetor i shkollës i vitit pararendës,

c) Raporti vjetor i shkollës i vitit pararendës.

 

Faza e parë e konkurimit do të zhvillohet me 17 Janar 2015, në prani të komisionit të vlerësimit, pranë institucionit arsimor publik përkatës.

 

JONIDA CUNGU

 

DREJTORE