MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE

ELBASAN

 

Nr.____ Prot.                                                                                                        Elbasan me 05/11/2014

 

NJOFTIM  PËR VEND TË LIRË  PUNE

      Në zbatim të Ligjit Nr. 69 datë 21.06.2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqiperisë”, Udhëzimit nr.35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit publik në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,  Drejtoria e Shkolles  “Mahmud e Ali Cungu” Elbasan shpall vende të lire për pozicionin e mësuesit të institucionit të arsimit publik si më poshtë:

 

Nr

Shkolla

   Mesues

Njësia Arsimore vendore

Bashkia/Komuna

1

Mahmud e Ali Cungu” Elbasan

Matematikë

Elbasan

Elbasan

 

A.    NJOFTIM I KËRKUESVE PËR LËVIZJE PARALELE 

Kerkesat  per levizje paralele dhe dokumentacioni perkates  dorëzohet në Drejtorinë e Institucionit Publik te Arsimit Parauniversitar  “Mahmud e Ali Cungu” cdo ditë nga ora 11.00 -13.00 .

B. KONKURIM SIPAS UDHËZIMIT Nr. 35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e

lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit publik                  

në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,   pranë  Drejtorise

se Institucionit Publik Arsimor “Mahmud e Ali Cungu”:

 

 

I. KËRKESA PËR KANDIDATËT PËR LËVIZJE PARALELE 

Kandidati për mësues i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet:

a)të ketë fituar diplomën e ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlefshme me të, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” ,të ndryshuar.

b) Te mos ketë masa disiplinore  në fuqi.

 

II. DOKUMENTACIONI I APLIKANTIT:

¨      Kandidati për mësues  duhet të përmbush kriteret e Nenit 57 të Ligjit 69/2012 datë 21.06.2012 dhe të plotësoj kriteret e përcaktuara në Kontratën Kolektive të Punës.

 

¨      Dokumentacioni i plotësuar :

a.        Kërkesë me shkrim .

b.        CV-në dhe kopje të dëshmive të cilat vërtetojnë pohimet në CV(shtojca 1 e udhëzimit)

c.        Tabelën e plotësuar me të dhëna për aplikant. (shtojca 2 e udhëzimit).

d.        Raport mjeko-ligjor.

e.       Deshmine e masave disiplinore ne fuqi ne ngarkim te tij(nese nuk ka, e deklaron me shkrim qe nuk ka).

ë.  Dëshmi penaliteti te leshuar jo me heret se tre muaj para dates se aplikimit.

f.   Nr. telefoni , adresën elektronike si dhe adresën e plotë të vendëqëndrimit .

 

-Mosparaqitja e këtyre dokumenteve sjell skualifikimin e kandidatit.

III. Dokumentacioni i aplikimit dorezohet ne Drejtorine e Institucionit Arsimor  “Mahmud e Ali Cungu” me procesverbal dorezimi.

IV.Dorëzimi i dokumentacionit kryhet jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së vendit të lirë. (Afati i fundit per dorezimin e dokumentacionit  do të jetë 14.11.2014 ) .

U shpall më 05.11.2014.

 

          DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE ELBASAN

 

JONIDA CUNGU