Bazuar në Ligjin 69/2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Urdhrin e MASR Nr.31 datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore”; Udhëzimin Nr.12 datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike dhe për administrimin e portalit "Mësues për Shqipërinë”; Udhëzimin Nr.30 datë 12.09.2018 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar” i ndryshuar;
1. Afati i dorëzimit të dosjeve për gjithë mësuesit të cilët dëshirojnë të kryejnë lëvizje paralele para fillimit të vitit shkollor 2022-2023, është nga data 01.06.2022 deri më datë 30.06.2022.
2. Mësuesi i cili dëshiron të kryejë lëvizje paralele, dorëzon nëpërmjet shërbimit postar kërkesën dhe dokumentacionin e njesuar me origjinalin (të noterizuar) sipas shtojcës 2.1 të Udhëzimit Nr.12 datë 10.06.2021.
Konkretisht, dokumentacionin si më poshtë vijon:
• Këkresë me shkrim
• Curriculum Vitae (CV)
• Kopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave ( nëse është diplomuar në sistemin Bachelor + Master, duhet të dërgojë të dyja diplomat)
• Fotokopje të dëshmisë së kualifikimit dhe licencës ( nëse është diplomuar pas vitit 2011)
• Fotokopje të kartës së identitetit dhe librezës së punës
• Kopje të noterizuar të dëshmisë/ve të gjuhëve të huaja
• Kopje të çertifikatave të trajnimeve me kredite të lëshuara nga agjensi të akredituara.
• Vlerësimin e përfaqësuesve të prindërve.
• Vlerësimi i psikologut ose punonjësit social të institucionit arsimor.
• Vlerësimi i drejtorit të institucionit arsimor, bazuar në vlerësimin e performancës e shprehur në nivelet “Shumë mirë”, “Mirë”, “Mjaftueshëm”, “Dobët”.