Ne zbatim te Udhezimit te kualifkimit te mesuesve Nr.2, dt 12.02.2015, dhe ne zbatim te shkreses Nr.903, dt 29.01.2018, ka nisur procedura per kualifikimin e mesuesve per vitin shkollor 2017 -2018.
Provimi i kualifikimit do te zhvillohet ne dt 21.04.2018 ,ora 10.00 deri ne 12.30.
Per mbarevajtje sa me efektive te ketij procesi ju bej me dije si me poshte:
· “ Lidhur me piken 1),c te nenit 5 te udhezimit te kualifikimit, detyrimi i mesuesve per realizimin e tre diteve te trajnimit do te llogariten ditet e trajnimit qe mesuesi ka marre nga IZHA per kurrikulen e re, portofolin e nxenesit etj.
Databaza e emrave te mesuesve qe kane marre pjese ne trajnimet e vitit shkollor 2017-2018 eshte ne dispozicion te DAR Elbasan.
· Lidhur me piken 2) te nenit 2 te udhezimit te kualifikimit verifikoni mire vjetersine ne pune dhe vitet ndermjet kategorive. Pra kandidati perfiton kur ploteson njekohesisht te dy kushtet. (vjetesine e duhur dhe vitet nga kualifikimi I meparshem)
· Lidhur me permbajtjen e portofolit ju sqaroj si me poshte:
- Plani i aktiviteteve me nxenesit e nje klase te caktuar ne kuader te shkolles si qender komunitare mund te jete plani si mesues kujdestar ose edhe si mesues i lendes. Varet nga aktivitetet qe ka planifikuar mesuesi.
- Testi permbledhes sipas profilit perkates mund te jete testi ne fund te periudhes se pare ne nje lende te caktuar per mesuesit qe zbatojne kurrikulen e re, ndersa mesuesit e tjere mund te planifikojne nje test kapitulli.
- Objektivat e arritjes per nje kapitull mund te jene "rezultatet e te nxenit" per periudhen e pare ne nje klase te caktuar (percaktuar ne planet 3-mujore) per mesuesit qe zbatojne kurrikulen e re (nuk ka nevoje ne tre nivele), ndersa per mesuesit e tjere objektivat e kapitullit siç i kane bere deri tani.
- Planifikimi i mesimit model duhet t'i referohet formatit te kurrikules se re per mesuesit qe e zbatojne kete kurrikul, ndersa mesuesit e tjere siç kane vepruar deri tani.
- Projekti kurrikular siç eshte vepruar deri tani.
· Programet orientuese sipas profileve do te publikohen ne faqen e IZHA-s brenda dates 10.02.2018. Gjithashtu ne faqen e IZHA-s do te publikohen edhe udhezimet/dokumentet qe mesuesit duhet t'i referohen per pergatitjen e tyre.
· Kandidatet jane te detyruar te respektojne afatet e aplikimit. Për të kryer aplikimin duhet të ndiqni këto etapa brenda datës 20 shkurt:
1. Mësuesit që kanë marrë kategorinë e dytë (10 vjeçarin) në vitin 2007 do të hyjnë për të marrë kualifikimin e parë (20 vjeçarin).
2. Mësuesit që kanë marrë kategorinë e parë (5 vjeçarin) në vitin 2012 do të hyjnë për të marrë kualifikimin e dytë (10 vjeçarin).
3. Mësuesit të cilët në 31 dhjetor 2017 kanë plotësuar 5 vite punë në arsim kanë të drejtë të marrin pjesë në atestim për 5 vjeçarin (kategoria e tretë)
Dokumentacioni që kërkohet për të kryer regjistrimin përpara dorëzimit të portofolit duhet:
a) Fotokopje karte identiteti
b) Fotokopje diplome
c) Konfirmimi nga specialiti i DAR (Suela)
d) Formulari i aplikimit (I firmosur nga drejtuesi I institucionit)
- Pasi regjistrohesh për kualifikim, dorezon ne sektorin e kualifikimit portofolin me materialet sipas udhezimit nr. 2,date 12.02.2015.( deri me 24 shkurt 2018)
- Nga data 28 shkurt deri ne 01 mars 2018 shikon vleresimin e portofolit dhe vetem brenda ketyre datave ka te drejten e ankimimit.
- Respektimi I ketyre afateve eshte I detyrueshem. Ne te kundert kandidati skualifikohet.
- Drejtuesit e shkollave te asistojne pergatitjen e dokumentacionit nga kandidatet.
DREJTOR
Alqi Çabiri