Ministria e Arsimit dhe Sportit ne bashkëpunim me Koalicionin për Arsimin dhe CRCA-Shqipëri, kane hapur thirrjen për aplikim për pjesëmarrje në nismën Cmimi Kombëtar “Mësuesi i Vitit”.

 

Cmimi Kombëtar “Mësuesi i Vitit” synon: “ Të evidentojë dhe vlerësojë në rang kombëtar mësuesit  për kontributin që japin në mësimdhënie, që ndihmojnë femijët në mirëarsimimin e tyre, që përdorin teknika innovatore gjatë shpjegimit të lëndës së tyre, që mbrojnë dhe avokojnë për garantimin e një arsimi cilësor gjithëpërfshirës për të gjithë femijët në mbarë vendin”.

 

Çdo mësuses pjese e arsimit parauniversitar, staf shkolle në rang kombëtar mund të marrë pjesë në nominim duke aplikuar ne link-un http://www.acce.al/sq/cmimi-kombetar-%E2%80%9Cmesuesi-i-vitit%E2%80%9D  Thirrja për nominime do të jetë e hapur deri në datën 1 Shtator 2017

 

Pesë do të jenë kategoritë kryesore të vlerësimit;

-          Mësuesi i Vitit në Mësimdhënie;            

-          Mësuesi i Vitit  Avokues për të Drejtën për Arsim;

-          Mësuesi i Vitit në Inovacion;  

-          Mësuesi i Vitit si Kontribues në Arritjet Akademike të Shkollës;

-          Mësuesi i Vitit në Arsim Parashkollor.

 

Për të bërë të mundur përzgjedhjen dhe vlerësimin e kandidaturave do të ngrihet një Juri e përbërë nga figura të shquara të botës akademike, figura publike, gazetarë etj, të cilët do të vlerësojne kandidaturat.

 

Fituesi i Cmimit Kombëtar “Mësuesi i Vitit” do të bëhet pjesë e nismës së Fondacionit Varkey “Global Teacher Prize”, evenimentin më të madh në Botë i cili ngre lart dhe vlerëson figurën dhe misionin e mësuesve.

 

 

Informacion më të detajuar do të gjeni në materialin bashkangjitur këtij njoftimi dhe ne faqen web www.acce.al,