Ne kuader te oreve te hapura te zhvilluara ne shkollen Jeronim De Rada , u zhvillua nje ore e hapur mesimore ne lenden Histori ne klasen e 7 A , me teme " Bashkimi i Gjermanise "nga mesuesja Elona Jasharllari .
Ne kete ore mesimore moren pjese edhe prinder dhe mesues te stafit mesimor te cilet moren dhe diskutuan nga eksperienca e percjelle nga kjo mesuese , per te arritjen e kompetencave lendore dhe rezultateve te te nxenit . Metodologjia e zhvilluar ishte interesante , pasi ne te u paraqiten situata rasti te larmishme , diskutime , pune me grupe ,veprimtari praktike ,por edhe integrim me lende te tjera , si punime me postera , vizatime , improvizime . Veprimtarite e zhvillura siguronin arritje rezultatesh tek nxenesit .