Sot me date 14 janar 2015 Shoqata Kombetare e Jetimeve te Shqiperise ne bashkepunim me Zyren Arsimore Peqin organizuan nje projekt sensibilizues - edukativ " Jetimet - Edukimi dhe shoqeria" Ne kete projekt moren pjese drejtoresha e ZA Peqin znj.Flutura Nuka, Kryetari i Shoqates Kombetare te Jetimeve Peqin z.Lulzim Resuli si dhe te ftuar drejtues te pushtetit vendor dhe drejtore shkollash. Ne pershendetjen e rastit znj.Flutura Nuka shprehu gadishmerine dhe punen e palodhur te institucioneve arsimore dhe institucionit qe ajo drejton ne mbeshtetje ndaj Femijeve Jetime dhe te gjithe femijeve ne nevoje. Ajo shprehu gadishmerine e saj qe asnje femije te mos mbetet pa u shkolluar dhe per ti perkrahur ne studime te metejshme . Nga ana e tij z. Resuli theksoi mbeshtetjen e institucioneve shteterore te Kryeministrit Rama, te Ministres se Arsimit Nikolla dhe Ministrit te Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Veliaj ne ndihme te ketyre femijeve per tu integruar si te barabarte ne shoqeri me kedo pjestar tjeter te saj. Ai deklaroi se kjo shoqate do te jete partnere dhe opozitare me kedo ne ndihme te ketij komuniteti femijesh. Takimi u plotesua me nje kokteil te shtruar nga shoqata dhe me ndarjen e disa pakove dhurata per femijet.
Për të parë fotot,kliko këtu...